Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Tre milionë fëmijë marrin vaksina shtesë kundër poliomielitit


Pmje nga vaksinimi kundër poliomielitit në Pakistan

Pmje nga vaksinimi kundër poliomielitit në Pakistan

Autoritetet në Pakistan thonë se do tu japin vaksina shtesë kundër poliomielitit afro 3 milionë fëmijëve në gjithë vendin.

Tipi më i zakonshëm i vaksinës, Vaksina Polio Orale (OPV), përdoret në hapësirat ku virusi ende ekziston, pasi OPV nuk e transmeton sëmundjen.

Tipi i dytë, Vaksina Joaktive e Polios (IPV), e forcon imunitetin individual, por mund ta transmetoj virusin te të tjerët dhe zakonisht përdoret në hapësirat ku poliomieliti është çrrënjosur.

Autoritetet në Pakistan thonë se 3 milionë fëmijë do ta marrin vaksinën IPV, si masë plotësuese në fund të këtij muaji, ndërsa vaksina rutinore OPV do të jepet sipas orarit.

Pakistani është njëri nga tri vendet në botë ku poliomieliti është endemik.

Militantët talibanë e kanë ndaluar imunizimin dhe i kanë sulmuar ekipet e vaksinimit, duke i akuzuar ato se veprojnë si spiunë të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG