Ndërlidhjet

Iran: Përvjetori shënohet me djegien e flamujve perëndimorë


Demonstruesit në Teheran duke e djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit
Demonstruesit në Teheran duke e djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit

Disa mijëra njerëz kanë demonstruar sot afër ish-Ambasadës amerikan në Teheran, për ta shënuar 35 vjetorin e okupimit të saj.

Pjesëmarrësit në demonstratën e rregullt vjetore sot i kanë djegur flamujt e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Britanisë, dhe kanë brohoritur slogane kundër këtyre tri shteteve.

Përvjetori i këtij viti në Iran koincidon me shënimin e festës së Hashureve, e cila e përkujton vdekjen e Imam Husseinit, që është njëra nga figurat më të nderuara ndër mysliamnët shiitë.

Duke folur para demonstruesve, kleriku, Ali Reza Panahian, njëherësh profesor universitar, i ka krahasuar Shtetet e Bashkuara me armiqtë me të cilët është ballafaquar Imam Husseini, në luftën përfundimtare në Qerbela, që aktualisht është qytet i shenjtë shiit në Irak.

Në nëntor të vitit 1979, pas Revolucionit Islamik, me të cilin u përmbys Shahu Reza Pahlavai, që mbështetej nga Uashingtoni, studentët e shkatërruan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG