Ndërlidhjet

logo-print

Vritet i kërkuari për vrasjen e shiitëve


Ilustrim

Ilustrim

Mediat saudite kanë bërë të ditur se personi i kërkuar për vrasjen e pesë personave në një zone me popullsi shiite në lindje të vendit, është vrarë në një betejë me policinë.

Në mesin e të vrarëve në provincën al Qassim në veri të Rijadit, është edhe një anëtar i forcave të sigurisë.

Më 3 nëntor, tre persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë vrarë pesë njerëz si dhe kanë plagosur nëntë të tjerë në një sulm në lindje të fshatit Al-Dalwa.

Sipas komenteve në disa rrjete sociale, kohën kur ndodhi përplasja sot, njerëzit ishin duke u larguar nga një mbledhi ku po mbanin një ceremoni festive.

Myslimanët shiitë, shënojnë Ashurën, e cila festë përkujton vdekjen e Imamit Hussein në shekullin e 7-të, i cili ishte nip i Profetit Muhamed, dhe një prej figurave më të nderuara tek myslimanët shiit.

XS
SM
MD
LG