Ndërlidhjet

Arabia dhe Franca ndihmojnë Libanin me armë


Ilustrim
Ilustrim

Arabia Saudite dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila furnizon ushtrinë e Libanit me armë franceze në vlerë prej 3 miliard dollarëve

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se marrëveshja e nënshkruar sot më 4 nëntor, e financuar me ndihmën e Arabisë, do të ndihmojë ushtarët e Libanit "që të përmbushin misionin e tyre, për të mbrojtur territorin dhe për të luftuar kundër terrorizmit."

Kjo marrëveshje vjen, pasi që ushtria e Libanit e cila po lufton militantët islamik, nuk është mirë e pajisur me armë.

Muajin e kaluar, në veri të qytetit Tripoli, gjatë tri ditëve të luftimeve mes trupave të Libanit dhe militantëve të Al-Kaidës, janë vrarë më së paku 16 persona.

Në gusht, trupat libaneze kanë luftuar me luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) me grupe të lidhura me AL-Kaidën, dhe me grupin Al-Nusra.

Më pas militantët janë tërhequr nga kufiri sirian, duke marrë me vete dhjetëra ushtarë libanezë, shumicën e të cilëve i kanë ekzekutuar.


XS
SM
MD
LG