Ndërlidhjet

Poroshenko rishikon marrëveshjen e paqës, të arritur me separatistët pro-rusë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, do të takohet me udhëheqësit e sigurisë shtetërore, me të cilët do të rishikojë marrëveshjen e paqës të arritur me separatistët pro-rusë.

Ky vendim vjen dy ditë pasi që separatistët pro-rusë kanë mbajtur zgjedhjet në lindje të Ukrainës, duke e shkelur marrëveshjen e paqës arritur më 5 shtator në Minsk.

Duke folur në një takim të Këshillit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të martën, Poroshenko tha se takimi me zyrtarët e sigurisë do të konsiderojë shfuqizimin e një ligji, i cili është miratuar në përputhje me një plan paqeje të dakorduar në marrëveshjen e 5 shtatorit.

Ligji i jep autonomi të kufizuar dy zonave në lindje të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët.

Poroshenko ka shtuar se zgjedhjet e 2 nëntorit, të mbajtura nga kryengritësit rebelë ‘shkelin marrëveshjen e paqës".

Po këtë ditë, më 4 nëntor dy udhëheqësit separatistë kanë bërë betimin e tyre për të udhëhequr me dy të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut.

XS
SM
MD
LG