Ndërlidhjet

7 të vrarë nga reshjet e mëdha të shiut në Haiti


Ilustrim
Ilustrim

Reshjet e mëdha të shiut në Haiti, kanë vrarë 7 persona, bëjnë të ditur autoritetet e vendit.

Nadia Lochard, zyrtare i sigurisë ka njoftuar se në mësin e të vrarëve janë tre fëmijë.

Ajo ka thënë se fëmijët janë vrarë në kryeqytetin e Port-au-Prince, pasi që një mur në shtëpinë e tyre u ka rënë sipër.

Kurse katër personat tjerë kanë vdekur në veri të qytetit Cap-Haitien, njëri nga rryma dhe tre të tjerë derisa po përpiqeshin që të kalojnë lumin.

Ndryshe, më shumë se 1,200 shtëpi në Cap-Haitien janë përmbysur.

XS
SM
MD
LG