Ndërlidhjet

logo-print

FIFA paralajmëron bojkotin nga lojtarët zezakë


Ilustrim

Ilustrim

Këshilltari i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për anti-racizëm, Tokyo Sexwale, paralajmëron se lojtarët zezakë mund të bojkotojnë pjesëmarrjen në Kupën Botërore 2018, e cila do të zhvillohet në Rusi.

Andaj ai ka kërkuar nga Presidenti rus Vladimir Putin, që të ndërmarrë veprime të ashpra kundër racizmit në futboll.

Sexwale, një luftëtar i anti-racizmit dhe ish i burgosur politik në Ishullin Robben, thotë se është kundër një bojkoti të tillë, por në një intervistë dhënë për Associated Press, ai ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen e numrit të incidenteve raciste në ligën ruse.

Edhe pse FIFA disa herë vitet e fundit ka kritikuar Rusinë për racizëm në Ligën për Kampionat, Federate Kombëtare ruse nuk ka marrë masa.

“Nëse nuk merren masa, ekziston mundësia që lojtarë të thonë që nuk do të shkojnë në Rusi për Kubën Botërore 2018”, është shprehur Sexwale.

Së fundi, futbolli rus është kritikuar që nuk ka marrë masa ndaj trajnerit të FC Rostov, Igor Gamula, i cili javën e kaluar ka thënë se ai nuk do të nënshkruajë marrjen e një mbrojtësi zezakë, sepse klubi siç është shprehur ai: "ka mjaft lojtarë me lëkurë të errët”.

Gamula më pas ka kërkuar falje pasi që agjenti i Rostov, mbrojtësi Siyanda Xulu nga Afrika e Jugut, ka thënë se pesë lojtarë afrikanë në ekip kanë kërcënuar me mosmarrje pjesë në trajnimin e të hënës.

Sexwale ka thënë se një kërkim falje nuk mjafton. Ai ka treguar se si NBA ka detyruar Sterling Donald për të shitur Klipersat e Los Anxhelosit si dhe e ka përjashtuar përgjithmonë për shkak racizmit të tij.

Andaj ai kërkon masa konkrete ndaj personave të tillë në Rusi.

XS
SM
MD
LG