Ndërlidhjet

I dënuari për krime lufte në Kosovë, pritet t'i kalojë 20 vjet në një burg polak


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Poloni ka thënë të martën se ish-shefi i policisë serbe Sreten Lukiç, i cili është dënuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, mund mbajë dënimin prej 20 vjetëve në një prej burgjeve të këtij shteti.

Ministri i Drejtësisë në Poloni, do të marrë vendimin përfundimtar për Lukiçin 59 vjeçar.

Ai është dënuar për herë të parë në shkurt 2009 me 22 vjet burg, por përmes një apeli dënimi i tij është reduktuar në 20 vjet.

Nëse merret vendimi, ky i burgosur do të jetë serbi i dytë i dënuar për krime lufte që do të mbajë dënimin në Poloni.

Para tij, ishte ish gjenerali boshnjak-serb Radislav Krstic mbërritur në Poloni në mars të këtij viti, ku do të kryej pjesën e mbetur të dënimit të tij 35-vjeçar, i dënuar për olin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Polonia është një nga 17 vendet që është zotuar se do të pranojë kriminelët e luftës të dënuar nga Haga.

XS
SM
MD
LG