Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni: Pakistani dhe Irani destabilizues të rajonit


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni ka kritikuar ashpër Pakistanin dhe Iranin, duke thënë se këto dy vende po destabilizojnë sigurinë e rajonit.

Përmes një deklarate të tyre thuhet se Pakistani po vazhdon të përdorë militantët në Afganistan dhe Iran.

Grupet e tilla militante ‘vazhdojnë të jenë pengues kryesorë për marrëdhëniet Afganistan-Pakistan’, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Në anën tjetër Pentagoni thotë se grupet militante islamike në Iran po i ndihmojnë talibanët me armë, për të shpejtuar tërheqjen e forcave i islamike në Afganistan.

Në të njëjtën kohë thuhet se Tehrani po përpiqet që të mbajë marrëdhënie miqësore me qeverinë e Afganistanit dhe po mundohet që të parandalojë talibanët për të marrë kontrollin e vendit.

XS
SM
MD
LG