Ndërlidhjet

logo-print

Zelanda e Re, nuk përfshihet në luftë kundër IS


Kryeministri i Zelandës së Re, John Key.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, ka thënë sot se vendi i tij nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Irak, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Por Key ka thënë se qeveria e tij do të konsiderojë dërgimin e trupave ushtarake për të ndihmuar me trajnime trupat irakiane, prapa linjave të frontit.

Key i ka bërë këto komente në një takim për sigurinë kombëtare në Vellington, kryeqyteti i Ishullit Pacifik.

Ai ka shtuar se agjensitë e qeverisë kanë identifikuar një listë prej 40 persona të Zelandës së Re të cilët janë të angazhuar në aktivitete ekstremiste islamike, disa prej të cilëve kanë shkuar edhe në Siri, për të luftuar përkrah militantëve të IS.

Key ka shtuar më tej se zyrtarë ushtarakë të Zelandës së Re do të udhëtojnë për në Lindje të Mesme në mënyrë që të marrin informata shtesë, që kanë të bëjnë me propozimin e dërgimit të ushtarëve trajnues në Irak.


XS
SM
MD
LG