Ndërlidhjet

Vritet terrorist i Al-Kaidës, i kërkuar nga SHBA-të


Pamje në Jemen

Pamje në Jemen

Një burim i një fis nga Jemeni, ka thënë se një anëtar i lartë i Al-Kaidës i cili është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara është vrarë bashkë me katër anëtarë të tjerë të kësaj organizate.

Ky burim ka thënë për Reuters se i kërkuari nga SHBA-të, është Shawki al-Badani i cili ka udhëhequr Al-Kaidën në Gadishulli Arabik.

Badani është emëruar si një "terrorist global" nga Shtetet e Bashkuara, i akuzuar për përfshirje në një komplot kundër ambasadës amerikane në Sana dhe në një sulm në kryeqytetin e Jemenit në vitin 2012, nga i cili humbën jetën më shumë se 100 ushtarë.

Sidoqoftë vrasja e tij dhe detajet tjera ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

XS
SM
MD
LG