Ndërlidhjet

Talibanët paralajmërojnë sulme të reja në Pakistan dhe Indi


Udhëheqës të grupit ekstremist 'Tehreek-e-Taliban Pakistan'

Udhëheqës të grupit ekstremist 'Tehreek-e-Taliban Pakistan'

Një grup i talibanëve të cilët kanë marrë përgjësine e një sulmi vetëvrasës në kufirin Pakistan – Indi kanë thënë se sulmi kishte në shënjestër të dyja vendet, ndërsa kanë paralajmëruar për sulme të reja.

Të paktën 57 pakistanezë janë vrarë gjatë një ceremonie të flamurit më 2 nëntor, kur një bombë shpërtheu afër kufirit, duke shkaktuar viktima edhe në Indi.

Përmes një postimi në rrjetin Twitter, lëshuar nga Ehsanullah Ehsan, zëdhënës i grupit të talibanëve për pakistanin ‘Tehreek-e-Taliban Pakistan Jamaat Ahrar’ ka thënë se militantët janë të vendosur për të vazhduar me sulme tjera në Indi dhe Pakistan.

Ndryshe ky grup i talibanëve, në shtator është shkëputur nga lëvizja e rregullt e talibanëve të Pakistanit, pasi që ka shpallur mbështetjen e saj për militantët e Shtetit Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG