Ndërlidhjet

Izraeli: AI ka injoruar krimet e Hamasit


Pamje nga konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve
Pamje nga konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve

Ministria e Jashtme e Izraelit ka refuzuar konkluzionet e raportit të fundit të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), e cila akuzon këtë vend për krime lufte në konfliktin gjatë verës në Rripin e Gazës.

Zyrtarë të Izraelit thonë se AI ‘ka injoruar dokumentet e krimeve të kryera nga Hamasi’.

Amnesty International me bazë në Londër, përmes një raporti të lëshuar sot thuhet se Izraeli është treguar ‘indiferent’ ndaj sulmeve në zonat e populluara në Gaza, me ç’rast janë vrarë me dhjetëra civilë.

Në fillim të korrikut Izraeli ka filluar një ofenzivë kundër Gazës, në përgjigjje të sulmeve me raketa në qytetet e Izraelit nga ana e sundimtarëve të Gazës Hamasi.

Më shumë se 2,100 palestinezë janë vrarë nga ky konflikt, përfshirë edhe civilë.

Izraeli, i cili ka humbur 66 ushtarë dhe 6 civilë, ka thënë se Hamas ka përdorur civilët si mburoja njerëzore.

XS
SM
MD
LG