Ndërlidhjet

Gazpromi rus paralajmëron furnizimin me gaz në Ukrainë


Pamje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për furnizimin me gaz në Ukrainë, nga Gazpromi rus.

Pamje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për furnizimin me gaz në Ukrainë, nga Gazpromi rus.

Kompania ruse e gazit Gazprom, ka konfirmuar sot se një shumë e borxhit prej 1.45 miliard dollarëve që Ukraina i ka Rusisë, janë transferuar në kompaninë ruse.

Kompania shtetërore e gazit në Ukrainë Naftogaz, ka bërë të ditur të martën se Kievi ka paguar 1.45 miliard dollarë, kësti i parë ky i shlyerjes së borxhit që kap vlerën prej 3.1 miliard dollarëve.

“Banka na ka njoftuar se paratë janë transferuar”, ka thënë zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov. Ai ka shtuar se brenda 48 orëve kompania do ta lëshojë gazin për Ukrainën.

Gazpromi ka ndërprerë furnizimin me gaz në Ukrainë në muajin qershor.

Por pas disa muajsh negociata, Moska dhe Kievi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian më 31 tetor kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila garanton dërgesat e gazit rus në Ukrainë gjatë këtij dimri, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara në lidhje me luftimet në lindje të Ukrainës.

Marrëveshja, vlen deri në mars të vitit 2015, e cila ka obliguar Ukrainën që brenda ditësh t’i paguaj Rusisë këstin e parë të borxhit prej 1.45 miliard dollarë, në mënyrë që Moska të rinisë furnizimet.

XS
SM
MD
LG