Ndërlidhjet

Kosovë: 15 vetë të arrestuar për kontrabandim të imigrantëve


Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka njoftuar se në dy raste janë arrestuar 15 vetë të dyshuar për “kontrabandim të imigrantëve, falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar”.

Në rastin e parë policia tha se sot në rajonet Prizren dhe Mitrovicë, i ka arrestuar 11 vetë, të cilët në bashkëpunim “edhe me të dyshuar të tjerë nga Serbia, Hungaria, Austria, Zvicra, Franca dhe Gjermania, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, për përfitime materiale të kundërligjshme”.

Të githë të arrestuarit janë shqiptaarë të Kosovës, ndërsa njëri është serb i Kosovës.

Këto hetime janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë edhe me policitë e Hungarisë, Austrisë, Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë.

Në rastin e dytë, dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë ndaluar shtetasit e Turqisë, S. K. dhe M. Ç., të cilët kanë udhëtuar nga Stambolli për në Prishtinë, por policia ka mësuar se qëllimi i udhëtimit të tyre ishte të vazhdojnë mëtutje drejt shteteve të BE-së. Për këtë qëllim, personave të caktuar, do tu paguanin nga 6 mijë euro.

Rrjedhimisht, policia thotë se ka arritur t’i identifikoj këta të dyshuar dhe i ka arrestuar tre shqiptarë të Kosovës dhe një shtetas të Turqisë.

XS
SM
MD
LG