Ndërlidhjet

Tiranë: Të dyshuarit për vrasjen e katër personave para gjykatës


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Tre personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e katër personave në një klub nate në Tiranë kanë dalë para gjykatës.

Dhuna në klubin Ante Grand në Tiranë ka ndodhur të martën në mëngjes, me ç’rast është vrarë një italian 60 vjeçar, dhe tre shqiptarë, ka thënë policia e Shqipërisë.

Dy persona të tjerë të plagosur janë dërguar në një spital, raporton AFP nga Tirana.

Të shtënat kishin ndodhur pas një grindjeje në klubin e përmendur, që është i vendosur në katin përdhesë të një blloku të banesave, që është më pak se 100 metra larg Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka thënë policia.

Në mesin e të dyshuarve është edhe Konstandin Xhuvani, 25 vjeçar.

Pak kohë pas arrestimit të tij, nëna e tij, Luiza Xhuvani, 50 vjeçare, një yll i filmit dhe anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga Partia Socialiste në qeveri, ka njohtuar se paraqet dorëheqje nga Kuvend, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin, Edi Rama.

XS
SM
MD
LG