Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Shefes së autoritetit tatimor nuk i lejohet hyrja në SHBA


Pamje e një pjese të Budapestit

Pamje e një pjese të Budapestit

Shefja e Autoritetit Tatimor në Hungari, Ildiko Vida, thotë se i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve se ka lidhshmëri me korrupsion.

Ajo i ka hedhur poshtë akuzat e paspecifikuara për korrupsion dhe tha se ndalesa, po ashtu, i ka prekur edhe anëtarët e tjerë të Autoritetit Tatimor të Hungarisë.

Zonja Vida i ka thënë së përditshmne hungareze, Magyar Nemzet, se Qeveria e Hungarisë ka njohuri për këtë ndalesë dhe se ajo nuk planifikon të paraqes dorëheqje.

Qeveria vazhdimisht i kishte hedhur poshtë pohimet se ka informacione për identitetin e zyrtarit i cili është i involvuar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Budapest ka njoftuar, muajin e kaluar, se gjashtë zyrtarëve publikë u ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, por nuk i kishte paraqitur emrat e tyre.

Hungaria thotë se dëshiron që Uashingtoni t’i paraqes provat e akuzave për korrupsion dhe emrat e atyre që janë të përfshirë.

Raportet ndërmjet Hungarisë dhe Perëndimit janë tensionuar për shkak të tendencave të perceptuara autoritare të kryeministrit, Viktor Orban, dhe për shkak të qëndrimit të tij prorus.

XS
SM
MD
LG