Ndërlidhjet

Rusi: Aktivistja e kritikon aktorin për të shtënat e tij në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Aktori rus, Mikhail Porochenko, i cili ka shkaktuar pakënaqësi duke shtënë me armë ndaj forcave ukrainase në pjesën lindore të Ukrainës, që janë nën kontrollin e separatistëve prorusë, derisa ee mbante shenjën që e identifikonte atë si gazetar, është kritikuar pas një paraqitjeje të tij në skenë.

Dje, në një teatër të njohur në Moskë, një grua e ka hedhur një lodër-revole të plastikës në drejtim të aktorit Porochenko, duke thënë: “merre atë Misha, pasi ti ke dëshirë t’i qëllosh ukrainasit, merre dhe më qëllo mua”.

Kjo gua, e quajtur Katerina Maldon, tha se është aktiviste dhe ka dëshiruar t’ia bëjë me dije aktorit “të kuptoj se çka ka bërë”.

Porochenko nuk ka reaguar në skenë, por më vonë, gjestin e kësaj gruaje e ka përshkruar si “jopërkatës”.

Më 31 tetor, Ministria e brendshme e Ukrainës ka bërë kallëzim penal kundër aktorit rus, Mikhail Porochenko.

Unioni i gazetarëve të Rusisë ka vlerësuar se aktori Porochenko ishte “jopërgjegjës” dhe duhet të kërkoj falje.

Porochenko tha se rasti ishte një skenë, ku ai kishte bërë të shtëna boshe dhe se jeleku antiplumb dhe helmeta me mbishkrimin “Press”, i ishin dhënë atij nga separatistët prorusë.

XS
SM
MD
LG