Ndërlidhjet

Rusi: Test i raketës interkontinetale nga nëndetësja


Pamje nga një lansim i mëparshëm i raketës në Rusi

Pamje nga një lansim i mëparshëm i raketës në Rusi

Rusia e ka kryer testin e raketës balistike interkontinentale, Sineva, nga një nëndetëse në Detin Barenc, në kuadër të provave për sigurinë e forcave strategjike të marinës ruse.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se raketa e aftë për të bartur koka atomike, është lansuar nga nëndetësja Tula, ndërsa në shënjestër e kishte rajonin Kamçatka në Oqeanin Paqësor.

Raketa e tipit Sineva, me rreze veprimi deri në 12 mijë kilometra, është bërë operuese në vitin 2007, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e armatimit atomik të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka theksuar rëndësinë e sigurisë atomike gjatë mospajtimeve të Moskës me Perëndimin, lidhur me krizën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG