Ndërlidhjet

Merkel refuzon tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se nuk ka gjasë që Bashkimi Evropian do t’i zbusë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, që janë ndërmarrë për shkak të krizës në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve sot në Berlin, zonja Merkel tha se “nuk ekziston mundësi për lehtësimin ose tërheqjen e sanksioneve”.

Ajo ka theksuar, po ashtu, se lidertët separatistë, që aktualisht janë inauguruar në pjesën lindore të Ukrainës, pas zgjedhjeve kundërthënëse, duhet t’i shtohen listës së sanksioneve të BE-së.

Kancelarja Merkel ka kërkuar që të respektohet armëpushimi i nënshkruar më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë, dhe theksoi se zgjedhjet, që janë njohur nga Moska, paraqesin shkelje të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG