Ndërlidhjet

Britani: Dërgohen më tepër këshilltarë ushtarakë në Irak


Pamje e një pjese të Bagdadit
Pamje e një pjese të Bagdadit

Britania thotë se do ta shtojë numrin e këshilltarëve ushtarakë në Irak, për t’i mbështetur forcat e armatosura lokale në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari britanik i mbrojtjes, Michael Fallon, u tha sot reporterëve në Bagdad, se detajet e këtij misioni trajnues do të përcaktohen së shpejti.

“Kjo është praktikisht urgjentte dhe ne do ta bëjmë këtë gjatë pak javëve të ardhshme”, tha Fallon.

Gjatë qëndrimit të tij në Bagdad, sekretari Fallon është takkuar me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi.

Tashmë Britania po ndërmerr sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak, si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG