Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Dhjetëra të arrestuar për vrasjen e çiftit të krishterë


Pjesëtarë të policisë në Pakistan

Pjesëtarë të policisë në Pakistan

Policia e Pakistanit i ka arrestuar më tepër se 40 vetë, të dyshuar për vrasjen e një çifti të krishterë.

Autoritetet thonë se masa e njerëzve të besimit mysliman i kanë rrahur për vdekje burrin, Shehzad Masih, dhe gruan e tij, Shama, dhe i kanë ndezur trupat e tyre dje në provincën Punxhab, që është shembulli i fundit i dhunës së masës kundër pjesëtarëve të minoriteteve që akuzohen për blasfemi.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka vlerësuar se kjo vrasje ishte “një krim i papranueshëm”.

Zyrtarët lokalë thonë se i kanë shtuar masat për mbrojtjen e lagjeve me popullaltë të krishterë në Punxhab.

Blasfemia është çështje tejet e ndjeshme në këtë vend me popullatë shumicë myslimane, bile edhe akuzat e padëshmuara shpeshherë shkaktojnë dhunë të masës së njerëzve.

XS
SM
MD
LG