Ndërlidhjet

Hickey: Kosova në Baku, nëse pranohet me të drejta të plota në KON


Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian Patrick Hickey

Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian Patrick Hickey

Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian, Patrick Hickey, tha se sportistët e Kosovës do të garojnë në Lojërat Evropiane në Baku, nëse Kosova pranohet me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Këto komente ai i ka bërë dje në mbledhjen e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare në Bangkok të Tajlandës, raporton AP.

Në muajin tetor, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka pranuar Komitetin Olimpik të Kosovës me të drejta të përkohshme, ndërsa pritet që në Monako, muajin e ardhshëm, në mbledhjen e KON-it, Kosova të pranohet me të drejta të plota.

Në Baku të Azerbajxhanit, vitin e ardhshëm, mbahen Lojërat Evropiane.

XS
SM
MD
LG