Ndërlidhjet

Rihapet tuneli Rusi – Oseti Jugore


Pamje nga tuneli Roksky ndërmjet Osetisë Jugore dhe Rusisë

Pamje nga tuneli Roksky ndërmjet Osetisë Jugore dhe Rusisë

Një tunel strategjik me gjatësi 3.7 kilomtera, që e lidhë Rusinë me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore, është rihapur pas rikonstruktimit.

Ministria e Transportit e Rusisë tha se ky rikonstruktim i ka kushtuar Moskës, më se 400 milionë dollarë. Rikonstruktimi i tunelit Roksky ka filluar në vitin 2010.

Udhëheqës të këtij rajoni separatist në Gjeorgji, thanë sot se ky tunel “do t’i forcoj raportet e Osetisë Jugore me partnerin e vet strategjik, Rusinë”.

Ata kanë vlerësuar se ky tunel, që ishte ndërtuar në vitin 1994, është “rrugë e jetës”.

Rusia i ka njohur rajonet separatiste në Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abhazia, si shtete të pavarura dhe i mbanë forcat e veta ushtarake në të dy territoret.

XS
SM
MD
LG