Ndërlidhjet

Hagë: Shqyrtohet mundësia e lirimit të Sheshelit të sëmurë


Tribunali i Hagës
Tribunali i Hagës

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e kryera gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë, po e shqyrton lirimin e parakohshëm të ish-politikanit serb, Vojisllav Sheshel, për shkak të sëmundjes. Ai aktualisht është në burg të Tribunalit të Hagës për më tepër se një dekadë në pritje të vendimit gjyqësor.

Në një deklaratë të djeshme, gjyqtarët në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës thanë se kanë informacione që sugjerojnë se shëndeti i Vojisllav Sheshelit është përkeqësuar dhe po e shqyrtojnë lirimin e parakohshëm të tij, në mënyrë që ai të mund të trajtohet në ndonjë vend tjetër.

Të afërmit e Sheshelit 60 vjeçar, me pikëpamje radikale nacionaliste serbe, tash në moshën 60 vjeçare, thonë se ai është seriozisht i sëmurë nga kanceri, raporton Reuters nga Amsterdami.

Prokurorët e akuzojnë Sheshelin për vrasje, pastrim etnik dhe për krime të tjera të luftës, në Bosnjë dhe në Kroaci.

Ai i është dorëzuar Tribunalit të Hagës më 24 shkurt të vitit 2003.

Gjyqtarët thonë se kanë marrë garantime nga Qeveria e Serbisë me të cilat sigurohet se Shesheli nuk do të ketë kontakt me asnjë viktimë ose me asnjë dëshmitar kundër tij.

XS
SM
MD
LG