Ndërlidhjet

logo-print

Hamasi e mori përgjegjësinë për sulmin në Jerusalem


Pamje e palestinezëve duke ikur nga intervenimi i policisë izraelite në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit

Pamje e palestinezëve duke ikur nga intervenimi i policisë izraelite në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit

Grupi islamik radikal, Hamas, e ka marrë prëgjegjësinë për sulmin me veturë kundër këmbësorëve në Jerusalem, me ç’rast u vra një person.

Një shofer arab me makinën e tij e ka goditur një grup të kufitarëve izraelitë dhe të tjerët, e pastaj me një shufër hekuri i ka sulmuar njerëzit që gjendeshin aty.

Me këtë rast u vra një kufitar izraelit dhe u plagëson 12 vetë.

Pastaj, policia e vrau shoferin sulmues.

Policia vlerësoi se incidenti i sotëm ishte “sulm terrori me goditje dhe ikje”.

Incidenti ndodhi në vendin e njejtë, ku para dy javësh një palestinez me makinën e tij e ka qëlluar turmën e njerëzve, duke e vrarë një grua dhe foshnjën e saj.

Sulmi i sotëm kishte ndodhur pasi policia izraelite i kishte shërndarë dhjetëra palestinezë, që kishin hedhur gurë dhe gjësende të tjera në formë të fishekzjarreve, kundër pjesëtarëve të policisë, afër një vendi të shenjtë të kontestuar në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

XS
SM
MD
LG