Ndërlidhjet

OKB: Takimi Maqedoni – Greqi, më 12 nëntor


Matthew Nimitz
Matthew Nimitz

I dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, që ndërmjetëson në kontestin për emër ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, do të takohet me përfaqësuesit e të dy palëve më 12 nëntor, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç është paralajmëruar në OKB, zoti Nimitz do të takohet me ambasadorin e Greqisë, Adamantios Vasilakis, dhe me atë të Maqedonisë, Vasko Naumovski, për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët.

Prej vitit 1991, kur Maqedonia e shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, Greqia nuk e pranon këtë emër, meqë konsideron se ai paraqet tendencë për pretendime territoriale, pasi një rajon në Greqi e ka po këtë emër.

Për këtë arsye, Greqia e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO dhe i pengon negociatat për anëtarësim në BE.

XS
SM
MD
LG