Ndërlidhjet

Forbes: Putin para Obamës


Vladimir Putin dhe Barack Obama (majtas)
Vladimir Putin dhe Barack Obama (majtas)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është plasuar para presidentit amerikan, Barack Obama, në listën e revistës Forbes, për titullin e njeriut më të fuqishëm në botë.

Putini për të dytën herë me radhë plasohet në vendin e parë të kësaj liste.

Në vendin e tretë është presidenti i Kinës, Xi Jinping, Papa Françesk është i katërti, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, radhitet e pesta.

Në këtë listë prej 72 emrave, sivjet janë 26 amerikanë dhe 19 nga Azia, 6 prej tyre nga Kina.

Vetëm 9 prej 72 personave, janë femra, por dy prej tyre janë plasuar në mesin e 10 të parëve, Angela Merkel dhe shefja e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen.

XS
SM
MD
LG