Ndërlidhjet

Britanikët përqeshin Putinin


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Portreti i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është përqeshur gjatë disa ceremonive në Britani, me rastin e Natës së Zjarreve.

Kjo natë shënohet çdo 5 nëntor në kujtim të komplotit të dështuar për të hedhur në erë Dhomat e Parlamentit britanik, më 1605.

Në qytetin Lewes, ku edhe mbahen festimet më të mëdha, është zbuluar portreti i Putinit lakuriq, me përjashtim të të brendshmeve të gjelbra, të cilat janë tërhequr mbi supet e tij, në stilin e karakterit komik, Borat.

Perëndimi është i zemëruar me Rusinë, për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG