Ndërlidhjet

logo-print

Abbott: Putin s’mund t’i shmanget tragjedisë MH17


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se do të sigurojë një takim sy më sy me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të kërkuar bashkëpunim të plotë në hetimin e rrëzimit të aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës.

Abbott ka thënë se Putin nuk do të mund t’iu shmanget bisedimeve për humbjet e jetëve të australianëve.

Moska nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Abbottit për takim me Putinin gjatë samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Brizbën të Australisë.

Fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë, më 17 korrik, e cila është hedhur nga një territor i Ukrainës që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Të 298 njerëzit në bord, në mesin e tyre shtetas australianë, kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG