Ndërlidhjet

logo-print

Burkina Faso pajtohet për planin e tranzicionit


Protestat antiqeveritare në Burkina Faso.

Protestat antiqeveritare në Burkina Faso.

Partitë politike në Burkina Faso janë pajtuar që tranzicioni politik i vendit të zgjasë një vit dhe të pasojë me zgjedhjet në nëntor të vitit 2015.

Por, bisedimet në kryeqytetin Ouagadougou kanë përfunduar pa marrëveshje për atë se kush do të udhëheqë qeverinë e tranzicionit.

Ushtria ka qenë në detyrë prejse presidenti Blaise Compaore është detyruar të japë dorëheqje javën e kaluar, për shkak të protestave masive kundër tij.

Të hënën, Bashkim Afrikan i ka dhënë ushtrisë dy javë kohë për të dorëzuar pushtetin te qeveria civile, ose në të kundërtën do të përballet me sanksione.

XS
SM
MD
LG