Ndërlidhjet

SHBA transferon në Kuvajt një të burgosur të Guantanamos


Guantanamo
Guantanamo

Shtetet e Bashkuara kanë kthyer në Kuvajt një terrorist të dyshuar, pasi është mbajtur për afro 13 vjet në qendrën e paraburgimit në Guantanamo.

Transferimi i Fawzi al-Odahut është lirimi i parë i tillë prejse një panel shqyrtues ka filluar rivlerësimin e rasteve të disa të burgosurve, të cilët fillimisht janë parë si të rrezikshëm për t’u liruar.

Sipas marrëveshjes së transferimit me Kuvajtin, Odah përballet me një vit rehabillitim në një qendër për militantët, brenda një burgu të Kuvajtit.

Odah është dërguar në Guantanamo nga Afganistani, në shkurt të vitit 2002, nën akuzat se ka pasur lidhje me Al Kaidën ose talibanët.

Babai i tij thotë se ai ka qenë mësues në Afganistan.

XS
SM
MD
LG