Ndërlidhjet

Lufta kundër Ebolës: OKB-së i mungojnë mjete


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar për luftimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore, i ka thënë BBC-së se nuk i ka ende burimet e nevojshme për të mposhtur virusin vdekjeprurës.

Tony Banbury ka thënë se duhet më shumë ndihmë, pavarësisht kontributeve të konsiderueshme nga Britania e Madhe, Kina, Kuba dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ka ende njerëz, fshatra, qytete dhe zona që nuk marrin asnjë lloj ndihme”, ka thënë ai.

Numri i konfirmuar i të vdekurve nga Ebola është 4,818, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të gjitha vitktimat, përveç 27 prej tyre, janë regjistruar në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

XS
SM
MD
LG