Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur një aktor rus, kritik i Kremlinit


Aleksei Devotchenko

Aleksei Devotchenko

Një aktor i njohur rus, i cili ka qenë kritik i Kremlinit, është gjetur i vdekur.

Mediat ruse citojnë zyrtarë të sundimit të ligjit të kenë thënë se trupi i Aleksei Devotchenkos është gjetur i vdekur në banesën e tij me qira në Moskë, më 5 nëntor.

Burimet policore u kanë thënë fillimisht mediave ruse se dyshojnë se vdekja e tij është e “natyrës kriminale”, një frazë kjo që përdoret shpesh për të sugjeruar se politika nuk ka dorë.

Por, raportet e mëvonshme kanë thënë se aktori 49-vjeçar mund të ketë vdekur nga sulmi në zemër.

Devotchenko ka mbajtur fjalime në protestat antiqeveritare dhe ka kritikuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG