Ndërlidhjet

Kremlini mohon se ka financuar Navalnyn


Alexei Navalny

Alexei Navalny

Kremlini ka hedhur poshtë raportet se ai ka financuar një fondacion, të udhëhequr nga njëri prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin – Aleksei Navalny.

Tabloidi rus “Life News” duket se ka hequr raportin nga ueb-faqja e tij, pasi agjencitë e lajmeve TASS dhe Interfax kanë cituar zyrtarë të Kremlinit të kenë thënë se ai është “absolutisht absurd”.

Raporti i postuar sot ka mbajtur titullin: Kremlini ka financuar fshehtas Navalnyn.

Një zëdhënëse e Fondacionit Navalny, Kira Yarmysh, po ashtu ka thënë se raporti është aburd.

Navalny është bërë i famshëm me një blog online kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe ka ndihmuar udhëheqjen e protestave antiqeveritare më 2011-2012.

Ai është nën arrest shtëpiak për vjedhje të qindra-mijëra eurove.

Navalny thotë se akuzat kundër tij janë pjesë e fushatës së Kremlinit për ta heshtur atë.

XS
SM
MD
LG