Ndërlidhjet

Platini: Nuk pendohem që kam votuar Katarin


Michel Platini

Michel Platini

Presidenti i Fedeartës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, ka thënë se nuk pendohet që i ka dhënë votën Katarit për të mirëpritur Kampionatin Botëror të Futbollit më 2022.

Të shumtë janë ata që kritikojnë Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), e cila ka zgjedhur këtë vend, sidomos për shkak të terminit, pasi gjatë verës në Katar mbizotërojnë temperatura ekstremisht të larta.

Në Katar besojnë se gara në qershor dhe korrik do të jetë e suksesshme, por FIFA po shqyrton mundësinë që ta zhvendosë terminin në janar dhe shkurt ose në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022.

“Nuk pendohem që kam votuar për Katarin. Atëherë kam thënë se do të ishte bukur që gara në Katar të mbahet gjatë dimrit dhe që disa ndeshje të zhvillohen në Dubai, Abu Dabi dhe Kuvajt”, ka thënë Platini për BBC-në.

XS
SM
MD
LG