Ndërlidhjet

Putin: Të luftohen përpjekjet për rishkrim të historisë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga historianët rusë që të luftojnë përpjekjet për të rishkruar historinë duke u bazuar në interesat gjeopolitikë.

“Përpjekjet për të riprogramuar shoqëritë e shumë vendeve, përfshirë tonin, janë të dukshme. Kjo nuk mund të mos ketë lidhje me përpjekjet për të rishkruar historinë, për ta përshtatur atë me interesa të caktuar gjeopolitikë”, ka thënë Putin, duke folur para dijetarëve dhe mësuesve të historisë.

“Për të parandaluar këtë, duhet të ketë njerëz si ju – ekspertë – që jo vetëm se informojnë për ngjarjet e së kaluarës në mënyrë objektive, por edhe bëjnë një vlerësim për to”, ka shtuar Putin.

XS
SM
MD
LG