Ndërlidhjet

NATO do të vazhdojë mbështetjen për Afganistanin


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Afganistan.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është zotuar se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin, edhe pas tërheqjes së misionit luftarak në fund të këtij viti.

Stoltenberg i ka bërë këto komente në Kabul, gjatë një vizite të paparalajmëruar.

Ai ka thënë se në vitin 2015, NATO-ja do të hapë një kapitull të ri, në të cilin e ardhmja e Afganistanit do të jetë në duart e popullit afgan.

Stoltenberg ka sqaruar se rreth 12,500 trupa ndërkombëtare që do të mbeten në Afganistan, do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë forcat afgane.

Shefi i NATO-s ka thënë po ashtu se Aleanca do të vazhdojë të ndihmojë financimin e ushtrisë afgane.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se vendi i tij ka nevojë për burime financiare dhe materiale për forcat e armatosura.

XS
SM
MD
LG