Ndërlidhjet

Arrestohen 6 të dyshuar për trafikim me njerëz


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimet se kanë trafikuar njerëz.

Operacioni policor është kryer në rajonin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë kryer edhe veprat penale “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “ndërprerje e palejuar e shtatzënisë”.

Lajmi vjen një ditë pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 15 persona, të dyshuar për kontrabandim të imigrantëve, në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës dhe Prishtinës.

XS
SM
MD
LG