Ndërlidhjet

Izraeli nuk akuzohet për bastisjen në flotën turke


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka thënë se nuk do të ndjekë penalisht Izraelin, në lidhje me bastisjen vdekjeprurëse në një flotë turke, më 2010.

Kryeprokurorja e gjykatës, Fatou Bensouda, ka thënë se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se në njërën nga anijet e flotës janë kryer krime lufte, porse gjykata duhet t’iu japë prioritet krimeve të luftës të kryera në shkallë më të gjerë.

Nëntë aktivistë turq janë vrarë në anijen humanitare, e cila ka bërë përpjekje të thyejë bllokadën dhe të depërtojë në Rripin e Gazës.

Aksidenti kishte shkaktuar përçarje të mëdha në marrëdhëniet Turqi-Izrael.

XS
SM
MD
LG