Ndërlidhjet

logo-print

Pushohet nga puna, se shkruajti për vdekjen e birit të një zyrtari rus


Punonjësi i radios ruse, Aleksandr Plyushchev

Punonjësi i radios ruse, Aleksandr Plyushchev

Udhëheqës i famshëm në radion ruse ‘Ekho Moskvy’ është pushuar nga puna, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar për vdekjen e djalit të Sergei Ivanov, shefit të zyrës së Presidentit rus.

Gjigandi i gazit rus Gazprom, i cili kontrollohet nga shteti dhe i cili zotëron këtë radio, përmes një deklarate të enjtën, kanë thënë se ata kanë pushuar Aleksandr Plyushchev ‘për shkelje të parimeve të etikës profesionale’.

Biri i Sergei Ivanov, i cili i ka shpëtuar ndjekjes penale në vitin 2005 pasi kishte goditur dhe vrarë një grua të moshuar, njoftohet se ka vdekur më 3 nëntor, derisa po qëndronte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lidhur me vdekjen e tij, Plyushchev ka shkruar në Twitter: ‘ A mendoni se vdekja e djalit të Ivanovit, i cili para disa vitësh ka vrarë një grua, tregon se Zoti ekziston?’.

Më pas ai ka fshirë postimin dhe ka kërkuar falje.

Në anën tjetër kryeredaktori i radios ‘Ekho Mosvky’ , Aleksei Venediktov, ka shkruar në Twitter, ku thotë se ‘asnjë punëtorë i tij nuk mund të pushohet nga puna pa dijeninë e tij’.

XS
SM
MD
LG