Ndërlidhjet

Kremlini: Akuzat ndaj Timshenkos janë sulm kundër Putinit


Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin.

Zyrtarë nga Kremlini kanë thënë se akuzat ndaj biznesmenit rus, Gennady Timchenko, se është i përfshirë në pastrimin e parave shkaktojnë ‘hutim’ dhe shihen si një sulm kundër presidentit Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë këto komente të enjtën më 6 nëntor, një ditë pasi që gazeta amerikane ‘The Wall Street Journal’ ka shkruar se prokurorët e Departamentit të Drejtësisë në Nju Jork, po hetojnë nëse Timchenko ka transferuar para nga Rusia në Shtetet e Bashkaura, nga një marrëveshje e dyshuar për korrupsion.

Kompania e naftës me bazë në Gjenevë, e themeluar nga Timchenko, aleat i afërt i Vladimir Putinit, kanë pranuar se ndaj tyre kanë nisur hetime.

Por sipas zyrtarëve të saj, ‘nuk ka dhe as që do të gjenden prova kundër kompanisë Gunvor’.

Kompanitë e Timechenkos, një ndër personat më të pasur në Rusi, janë të përfshira në sanksionet e Shteteve të Bashkuara, nga muaji mars, kur Rusia ka aneksuar Krimenë.

XS
SM
MD
LG