Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani, i pamundëson qasjen e Leyla Yunus me avokatët


Aktivistja për të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, Leyla Yunus.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Azerbajxhan, Leyla Yunus.

Edhe një avokati tjetër i është ndaluar të mbroj të burgosurën, aktivistën e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Leyla Yunus.

Xalid Bagirov, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ai nuk është lejuar që të takojë klienten e tij, në qendrën e paraburgimit në Baku më 5 nëntor.

Atij i kanë thënë se Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit, ka vendosur që të mos e lejojë që të mbrojë aktivistën Yunus, por nuk i kanë treguar arsyet, se pse kanë marrë një vendim të tillë.

Javën e kaluar, Yunus ka bërë të ditur se një avokati tjetër, Cavad Cavadov, i është ndaluar që ta përfaqësojë atë në gjykatë.

Yunus, 58 vjeçare, njihet si aktiviste e ashpër ndaj politikave të Azerbajxhanit, për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ajo dhe burri i saj, Arif Yunus, 59 vjeç, janë arrestuar njëri në qershor dhe tjetri në gusht, me akuzën për spiunim dhe përfshirje në krime.

Çifti i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.

Qeveritë e Perëndimit dhe grupe të të drejtave të njeriut, vazhdojnë të bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

XS
SM
MD
LG