Ndërlidhjet

Meucci: Zotohem se gjatë udhëheqjes sime do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit


Gabriele Meucci

Gabriele Meucci

Gabriele Meucci, Shefi i Misionit të EULEX-it, ka thënë se do t’i ofrojë bashkëpunim të plotë ekspertit të pavarur ligjor, i cili do të jetë përgjegjës për të shqyrtuar zbatimin e mandatit, e në veçanti akuzat për korrupsion ndaj këtij misioni.

Meucci, ka njoftuar për një gjë të tillë, pas kthimi të tij nga Brukseli, ku pati konsultime me Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

“Pas vendimit të marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e sapoemëruar Federica Mogherini për ta caktuar një ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë për ta shqyrtuar zbatimin e mandatit duke u përqendruar në trajtimin e pohimeve për korrupsion, ky Mision është i përkushtuar plotësisht për të bashkëpunuar dhe do t’ia ofrojë tërë ndihmën ekspertit të ngarkuar me këtë shqyrtim”, thuhet në një komunikatë të këtij Misioni.

"Shqyrtimi i jashtëm i hapur dhe transparent është hap i rëndësishëm drejt kthimit të besimit të ndërsjellë ndërmjet EULEX-it dhe partnerëve tanë. Ky shqyrtim është në interesin më të mirë për të gjithë. Unë e ritheksoj zotimin tim personal për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit gjatë udhëheqjes sime", ka thënë më tej Meucci.

XS
SM
MD
LG