Ndërlidhjet

100 mijë protestues kundër politikave të qeverisë belge


Pamje nga protestat, sot më 6 nëntor.

Pamje nga protestat, sot më 6 nëntor.

Policia speciale e Belgjikës, ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë përleshjeve me protestuesit në Bruksel.

Të paktën 100,000 njerëz kanë marshuan nëpër kryeqytet të enjtën më 6 nëntor, për të protestuar kundër reformave të tregut të lirë të qeverisë dhe masave shtrënguese që ata mendojnë se minojnë mirëqenien e popullit në këtë shtet.

Protestuesit kanë thyer makinat, kanë gjuajtur gurë e fishekzjarre.

Protestat kanë bllokuar në shumë pjesë të qytetit transportin publik, e pjesë të qytetit janë paralizuar edhe në aspekte të tjera.

Ndryshe, ky marsh është organizuar pas muaj të tërë fushatash nga ana e sindikatave belge kundër koalicionit qeverisës. Më 15 dhjetor, pritet që të mbahet edhe një protestë mbarëkombëtare.

XS
SM
MD
LG