Ndërlidhjet

SHBA sulmon grupin ekstremist Khorasan


Ilustrim
Ilustrim

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, kanë ndërmarrë sulme të reja, kundër grupit ekstremist në Siri, i njohur me emrin Khorasan.

Sulmet janë zhvilluar, të enjtën, ndaj pesë njësive të këtij grupi, të cilat kanë shkatërruar dhjetëra makina dhe ndërtesa të Khorasan.

Një zyrtar amerikan citohet të ketë thënë se, objektiv i sulmeve ishte David Drugeon, një militant francez, i konvertuar në Islam, të cilin e përshkruan si ‘krijues i bombave për grupin Khorasan’.

Ndryshe, grupi Khorasan është një degë e Al Kaidës, që, sipas zyrtarëve amerikanë, ka planifikuar sulme në Evropë dhe në SHBA.

Dhjetëra sulme ajrore amerikane kanë bombarudar pozicionet e Khoarasnit dhe kampet e tyre trajnuese, edhe gjatë muajve të kaluar.

Ai është një grup radikal islamik me bazë pranë Alepos.

Ndryshe nga Shteti Islamik, i cili ka bërë bujë për avancimet spektakulare në Irak, Khorasan ka mbajtur një profil të ulët.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka përshkuar atë si “rrjet të veteranëve të kalitur të Al Kaidës”. Grupi besohet se përbëhet nga operativë të Al Kaidës nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika Veriore.


XS
SM
MD
LG