Ndërlidhjet

Haga, urdhëron lirimin e Vojislav Sheshelit


Vojislav Shesheli
Vojislav Shesheli

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të kryera gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojislav Sheshel, për shkaqe shëndetësore.

Gjyqtarët në Gjykatën me bazë në Hagë, kanë thënë se Shesheli, mund të lirohet për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor në Serbi, me kusht që ai nuk do të ketë asnjë kontakt me ndonjë viktimë apo dëshmitarë kundër tij, dhe se në momentin kur i kërkohet nga Gjykata, duhet të jetë i gatshëm që të kthehet.

Mjekët serbë, të cilët e kanë vizituar Sheshelin, kanë thënë se ai vuan nga kanceri i zorrës së trashë, i cili i është përhapur në mëlçi.

Shesheli, 60 vjeçar, me pikëpamje radikale nacionaliste serbe, po mbahet në burgun e Tribunalit të Hagës nga viti 2003, në pritje të një vendimi.

Ai akuzohet për vrasje, pastrim etnik dhe për krime të tjera të luftës, në Bosnjë dhe në Kroaci.


XS
SM
MD
LG