Ndërlidhjet

logo-print

Boehner nuk e do përfshirjen e Iranit në luftën kundër IS


John Boenher, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

John Boenher, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshijnë Iranin në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Republikani nga shteti Ohio, Boehner, po ashtu tha se ka dyshime lidhur me seriozitetin e negociatave rreth programit bërthamor të Tehranit.

“Nuk ju besoj iranianëve. Andaj mendoj se ata nuk duhet t’i përfshijmë në luftën kundër IS, dhe shpresoj që negociatat për programin bërthamor janë serioze, megjithatë unë kam dyshimet e mia”, ka thënë Boehner.

Ai i ka bërë këto komente, kur është pyetur nga gazeta "The Wall Street Journal", se çfarë mendon për kërkesën e Presidentit Barack Obama drejtuar lideriet iranian që së bashku të luftojnë militantët e IS.

XS
SM
MD
LG