Ndërlidhjet

Amerikani që vrau Bin Ladenin, zbulon identitetin e tij


Osama bin Laden
Osama bin Laden

I pensionuari i forcave speciale të marinës amerikane, Navy Seals, i cili thotë se ka vrarë Osama bin Ladenin, ka bërë publike identitetin e tij.

Ai e ka bërë një gjë të tillë, në mes të një debati midis anëtarëve të forcave speciale amerikane, që kishte të bënte me atë nëse ata duhet të thyejnë heshtjen në lidhje me misionet e tyre të fshehta.

38 vjeçari, Robert O’Neill, në një intervistë dhënë për gazetën “The Washington Post” ka thënë se ai ishte personi që ka shtënë në Bin Ladenin dhe e ka vrarë atë.

Një ish dhe një pjesëtar aktual i Navy SEALS ka konfirmuar për ‘Associated Press’, se O’Neill njihet si personi që ka vrarë Bin Ladenin.

O’Neill, ka thënë se ai ka vendosur të zbulojë identitetin e tij, meqë siç thotë ai është frikësuar se këtë do ta bëjnë të tjerët, kur më 3 nëntor është publikuar emri i tij në një faqe interneti që menaxhohet nga ish pjesëtarë të forcave speciale amerikane.

XS
SM
MD
LG