Ndërlidhjet

Vdes izraeliti i dytë, i cili u shkel me makinë nga një palestinez


Pamje pas shkeljes së këmbësorëve në Jerusalem
Pamje pas shkeljes së këmbësorëve në Jerusalem

Një i ri izraelit, i cili u plagos rëndë nga një palestinez që e goditi me makinën e tij në Jerusalem më 5 nëntor, njoftohet se ka vdekur, sot. Ky është personi i dytë që vdes nga ky incident.

Sipas një radioje të Izraelit, viktima është një 17 vjeçar.

Autoritetet e Izraelit e kanë përshkruar rastin si sulm terrorist.

Ata kanë thënë se një palestinez 38 vjeçar, nga kampi i refugatëve në lindje të Jerusalemit, ka përplasur makinën e tij drejt këmbësorëve, duke vrarë një polic dhe plagosur nëntë të tjerë, i cili më pas është vrarë nga policia izraelite.

Ky është incidenti i dytë i ngjajshëm, brenda dy javëve, ku një palestinez përplas makinën e tij në drejtim të këmbësorëve.

XS
SM
MD
LG